Guidë portali për stafin

Si të hyni në portal

28 Tetor 2026 Erandi Suli

Portali i KUB është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e kyçur. Hyrja bëhet me llogarinë tuaj Google të kolegjit.

Hapat

  1. Hapni portal.kub.edu.al në shfletues.
  2. Klikoni “Hyr me emailin e KUB”.
  3. Zgjidhni llogarinë tuaj @kub.edu.al dhe konfirmoni.

[Screenshot 01-hyrja: faqja e hyrjes me butonin “Hyr me emailin e KUB”. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]

Këshillë: Mund të vendosni edhe një fjalëkalim nga “Llogaria Ime”, te kutia “Hyrja në llogari”, nëse dëshironi të hyni pa Google.

Jeni punonjës i ri?

Llogaria në portal duhet të krijohet para hyrjes së parë. Kërkesa bëhet te sekretaria e fakultetit ose te Koordinimi i KUB. Pasi llogaria të jetë gati, hyni me emailin tuaj si më sipër.

Kujdes: Pranohen vetëm adresat @kub.edu.al. Llogaritë personale Gmail nuk funksionojnë.