Guidë portali për studentë

Si të gjeni lëndët, syllabusin dhe leksionet

28 Tetor 2026 Erandi Suli

Lëndët tuaja në Kreu

Pasi të keni plotësuar profilin, në Kreu shfaqet blloku “Lëndët e programit tuaj” me lëndët e fakultetit dhe programit tuaj.

Të gjitha lëndët

  1. Hapni “Lëndët” nga lidhjet e shpejta në Kreu.
  2. Kërkoni me emrin e lëndës ose filtroni sipas Fakultetit, Departamentit, Ciklit, Profilit dhe Vitit akademik.
  3. Klikoni “Apliko” për të filtruar ose “Pastro” për të filluar nga e para.

[Screenshot S03-lendet: faqja Lëndët me kërkimin dhe filtrat. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]

Brenda një lënde

  • Temat e lëndës: përshkrimi i lëndës.
  • Pedagogu: karta e pedagogut me butonin “Shiko profilin”.
  • Syllabus: programi i lëndës.
  • Leksionet e lëndës: çdo leksion hapet me “Shiko leksionin” në Google Drive.

[Screenshot S04-lenda: faqja e një lënde me syllabusin dhe leksionet. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]

Këshillë: Nëse nuk shihni lëndët tuaja në Kreu, kontrolloni që fakulteti dhe programi të jenë plotësuar te profili.