Guidë portali për studentë

Si të plotësoni profilin si student

28 Tetor 2026 Erandi Suli

Pas hyrjes së parë, plotësoni profilin. Pa fakultetin dhe programin, portali nuk mund t’ju tregojë lëndët tuaja.

Hapat

  1. Në Kreu, te karta “Plotësoni profilin”, klikoni “Plotëso profilin”. Ose klikoni emrin tuaj lart djathtas dhe zgjidhni “Profili im”, pastaj “Ndrysho”.
  2. Klikoni ikonën e kamerës dhe ngarkoni një foto (JPG, PNG, GIF ose WebP, deri në 2 MB).
  3. Plotësoni numrin e telefonit dhe seksionin “Identifikimi” (numri personal, atësia, gjinia).
  4. Te “Njësia organizative”, zgjidhni Fakultetin, Departamentin, Ciklin, Profilin dhe Vitin akademik.
  5. Klikoni “Ruaj ndryshimet”.

[Screenshot S02-profili: faqja e ndryshimit të profilit për studentë. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]

Kujdes: Telefoni, identifikimi dhe njësia organizative plotësohen vetëm një herë. Kontrolloni me kujdes para se të ruani. Për ndryshime më vonë, kontaktoni sekretarinë e fakultetit.

Këshillë: Emri, mbiemri dhe emaili vijnë nga llogaria juaj e KUB dhe nuk ndryshohen këtu.