Si të hyni në portal si student
Portali i KUB hapet vetëm për përdoruesit e kyçur. Hyni me emailin tuaj të kolegjit, pa fjalëkalim të veçantë për portalin.
Hapat
- Hapni portal.kub.edu.al në shfletues.
- Klikoni “Hyr me emailin e KUB”.
- Zgjidhni llogarinë tuaj @kub.edu.al.
- Në hyrjen e parë do të shihni “Duke krijuar llogarinë tuaj…”. Pas pak sekondash hapet faqja kryesore.
[Screenshot S01-hyrja: faqja e hyrjes me butonin “Hyr me emailin e KUB”. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]
Kujdes: Pranohen vetëm adresat @kub.edu.al. Llogaritë personale Gmail nuk funksionojnë.
Keni harruar fjalëkalimin e emailit të KUB?
- Në faqen e hyrjes, klikoni “Keni harruar fjalëkalimin e emailit të KUB? Dërgoni kërkesë te IT”.
- Plotësoni emrin, emailin e KUB, emailin personal, telefonin, fakultetin, ciklin, profilin dhe vitin akademik.
- Dërgoni kërkesën. IT do t’ju kontaktojë në emailin personal.