Si të kërkoni ndihmë me një tiketë
Për çdo problem me portalin, llogarinë, lëndët ose kurset, hapni një tiketë. E ndiqni deri në zgjidhje dhe merrni njoftim për çdo përgjigje.
Hapat
- Në Kreu, te “Keni nevojë për ndihmë?”, klikoni “Hap tiketë”.
- Shkruani Titullin dhe Përshkrimin.
- Zgjidhni Kategorinë dhe Prioritetin.
- Shtoni një screenshot ose dokument, nëse ndihmon.
- Klikoni “Dërgo tiketën”.
[Screenshot S07-hap-tikete: formulari Hap një tiketë. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]
Mund të shtoni deri në 10 skedarë, 3 MB secili.
Statuset
- Hapur: tiketa u dërgua.
- Në proces: dikush po punon me të.
- Pret përgjigjen tuaj: na duhet informacion nga ju. Përgjigjuni sa më shpejt.
- Zgjidhur dhe Mbyllur: problemi u zgjidh. Mund ta rihapni nëse kthehet.
Këshillë: Para se të hapni tiketë, provoni kërkimin “Kërko në udhëzues…” në Kreu. Përgjigjja mund të jetë tashmë në guida.