Guidë portali për studentë

Si të kërkoni ndihmë me një tiketë

28 Tetor 2026 Erandi Suli

Për çdo problem me portalin, llogarinë, lëndët ose kurset, hapni një tiketë. E ndiqni deri në zgjidhje dhe merrni njoftim për çdo përgjigje.

Hapat

  1. Në Kreu, te “Keni nevojë për ndihmë?”, klikoni “Hap tiketë”.
  2. Shkruani Titullin dhe Përshkrimin.
  3. Zgjidhni Kategorinë dhe Prioritetin.
  4. Shtoni një screenshot ose dokument, nëse ndihmon.
  5. Klikoni “Dërgo tiketën”.

[Screenshot S07-hap-tikete: formulari Hap një tiketë. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]

Mund të shtoni deri në 10 skedarë, 3 MB secili.

Statuset

  • Hapur: tiketa u dërgua.
  • Në proces: dikush po punon me të.
  • Pret përgjigjen tuaj: na duhet informacion nga ju. Përgjigjuni sa më shpejt.
  • Zgjidhur dhe Mbyllur: problemi u zgjidh. Mund ta rihapni nëse kthehet.

Këshillë: Para se të hapni tiketë, provoni kërkimin “Kërko në udhëzues…” në Kreu. Përgjigjja mund të jetë tashmë në guida.