Si të gjeni lëndët, syllabusin dhe leksionet
Lëndët tuaja në Kreu
Pasi të keni plotësuar profilin, në Kreu shfaqet blloku “Lëndët e programit tuaj” me lëndët e fakultetit dhe programit tuaj.
Të gjitha lëndët
- Hapni “Lëndët” nga lidhjet e shpejta në Kreu.
- Kërkoni me emrin e lëndës ose filtroni sipas Fakultetit, Departamentit, Ciklit, Profilit dhe Vitit akademik.
- Klikoni “Apliko” për të filtruar ose “Pastro” për të filluar nga e para.
[Screenshot S03-lendet: faqja Lëndët me kërkimin dhe filtrat. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]
Brenda një lënde
- Temat e lëndës: përshkrimi i lëndës.
- Pedagogu: karta e pedagogut me butonin “Shiko profilin”.
- Syllabus: programi i lëndës.
- Leksionet e lëndës: çdo leksion hapet me “Shiko leksionin” në Google Drive.
[Screenshot S04-lenda: faqja e një lënde me syllabusin dhe leksionet. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]
Këshillë: Nëse nuk shihni lëndët tuaja në Kreu, kontrolloni që fakulteti dhe programi të jenë plotësuar te profili.