Guidë portali për studentë

Kurset online: regjistrimi, mësimet dhe kuizet

28 Tetor 2026 Erandi Suli

Regjistrimi në një kurs

  1. Hapni “Kurset” nga Kreu.
  2. Kërkoni një kurs ose zgjidhni një kategori.
  3. Hapni kursin dhe klikoni “Regjistrohu”. Nëse kursi kërkon miratim, klikoni “Kërko regjistrim” dhe prisni përgjigjen.

[Screenshot S06-kursi: faqja e një kursi me butonin Regjistrohu. Zëvendësojeni këtë rresht me imazhin.]

Disa kurse janë të detyrueshme dhe ju regjistrohen automatikisht. I shihni te “Kërkon vëmendjen tuaj” në Kreu.

Mësimet

  1. Klikoni “Fillo kursin” ose “Vazhdo”.
  2. Lexoni ose shikoni materialet e mësimit.
  3. Klikoni “Vazhdo te mësimi tjetër”. Mësimi shënohet i përfunduar.

Këshillë: Në Kreu, karta “Vazhdo mësimin” ju çon direkt te mësimi ku e latë.

Kuizet

  1. Klikoni “Fillo kuizin”. Shihni kohën dhe numrin e përpjekjeve.
  2. Përgjigjuni pyetjeve dhe klikoni “Dorëzo përgjigjet”.
  3. Nëse nuk e kaloni, mund të klikoni “Provo përsëri”, nëse ka përpjekje të mbetura.

Kurset e Mia dhe certifikatat

Te “Kurset e Mia” shihni kurset Në vazhdim, Të përfunduara dhe Në pritje. Pas përfundimit, klikoni “Shiko certifikatën”.